LajmeMaqedoni

Administrata publike dhe gjyqësore në këmbë! Kërkojnë “paga europiane”, njëjtë si zyrtarët

Me pankartat me mbishkrim “Paga europiane për ne dhe për ju”, qindra të punësuar në administratën gjyqësore, anëtarë të sindikatës së pavarur të administratës publike dhe sindikata e pavarur e shërbimit gjyqësor, dolën në protestë për të shprehur pakënaqësinë për pagat e ulëta. Përsëritën kërkesat për rritje prej 30%, e jo 10% ashtu siç ka vendosur Ministria e Financave.

“Kërkesat e bordit protestues janë: Rritje të pagës për shërbimet gjyqësore dhe atë 78% nga paga minimale dhe 35% shtesa në pagë për nëpunësit gjyqësor. Këto kërkesa janë pasqyrë e gjendjes së keqe të pagave në gjyqësi dhe janë nevojë reale për të gjithë të punësuarit, duke patur parasysh punën tonë specifike, kontributi i punës tonë në buxhetin e Republikës së Maqedonisë dhe veçoria jonë në ndarjen kushtetuese të pushtetit”, tha Jasmina Veliçkova, kryetare e Bordit protestues.

Goran Risteski nga Sindikata e Administratës Publike, ankohet se kompetentët nuk i kanë dëgjuar kërkesat e tyre, andaj kanë vendosur për të bllokuar rrugët çdo ditë.

“Sot lirisht mund të them se pas dy takimeve të djeshme në Gjykatën Civile dhe Penale, është sjellë vendim për grevë në të dy gjykatat. Koha që ishte mjaft e gjatë për bisedime nuk rezultoi me fryt, gjegjësisht qëndrimi ynë nuk u dëgjua nga kompetentët”, tha Goran Risteski, kryetar i SPAP.

ërfaqësues të sindikatave kishin realizuar takim me Ministrinë e Financave. Veliçkova tregoi se nga atje i kanë njoftuar që me rishpërndarjen e buxhetit, nuk janë paraparë të holla shtesë për pagat dhe shtesat që kërkojnë. Nga sindikata kërkojnë mbështetje nga të gjitha sindikatat tjera që së bashku të realizojnë të drejtat e punëtorëve.

Show More

Related Articles

Back to top button