LajmeRajon

Afro 900 të infektuar brenda ditës nga koronavirusi në Kosovë

871 raste të reja me koronavirus janë raportuar të mërkurën në Kosovë ,sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

MSH tha se, në bazë të 2 mijë e 376 mostrave të testuara gjatë 24 orëve, 36.65 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht, janë 3,263 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Të mërkurën, një persona kanë vdekur nga COVID-19.

Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.

Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë sa u përket infektimeve – ka pasur ditë me zero raste. Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.

Show More

Related Articles

Back to top button