GostivarLajme

Afrohet sezoni i ngrohjes/ Bajrami: Mos neglizhohet pastrimi i oxhaqeve

Me fillimin e sezonit të ngrohjes rritet rreziku për zjarre nëpër objekte banimi.

Kryesisht, shumica e popullatës në rajonin e Gostivarit ngrohet me dru dhe me lëndë të ndryshme djegëse. Kjo në mënyrë enorme e rrit rrezikun për zjarre. Viteve të kaluara janë shkaktuar me dhjetëra zjarre, pikërisht nga moskujdesi i treguar, sidomos nga mospastrimi i oxhaqeve.

Nga Njësiti Territorial Kundër Zjarreve në Gostivar edhe këtë vjeshtë kanë dalur me një apel drejtuar qytetarëve që të kenë më shumë kujdes në këtë drejtim.

Drejtuesi i këtij njësiti, Jusuf Bajrami, thekson se mospastrimi i oxhaqeve paraqet rrezik potencial për shpërthim të zjarreve, sidomos në objektet kolektive banesore. Jusuf Bajrami… Bajrami ripërsëriti qëndrimin se problem nuk janë vetëm oxhaqet, por edhe aparaturat e ndryshme që përdoren për ngrohje. Ai rekomandon që të njejtat të kontrollohen para se të vendosen në funksion.

Jusuf Bajrami…

Brenda çdo viti, në Gostivar dhe rrethinë regjistrohen me qindra zjarre, kurse pothuajse gjysma e tyre janë si pasojë e mospastrimit të oxhaqeve. Jusuf Bajrami… Pastrimi i oxhaqeve para sezonit është obligim ligjor. Pastaj, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, në rastin konkret nga zjarret, paraqet vepër penale për të cilën parashihet dënim me burg nga një deri në pesë vite. Ndryshe, sezoni i ngrohjes fillon me 15 tetor.

Show More

Related Articles

Back to top button