LajmeMaqedoni

Ahmeti: Ndryshimet kushtetuese do të bëhen

“Ndryshimet do të bëhen”. Lideri i integristëve Ali Ahmeti është shprehur i bindur se seanca plenare me pikë të rendit të ditës – ndryshimet kushtetuese do të thirret dhe do të miratohen të njëjtat.

Në intervistë për TV21 ai nuk zbuloi datën e seancës, pasi siç tha, nuk është për ta ndarë me publikun.

“Ndryshimet do të bëhen. Ne do të jemi anëtarë fuqiplotë të BE-së, sepse shërbim më të madh të kombit, shqiptar e maqedonas, nuk mund t’i bëjmë sa anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe nuk duhet të shkojmë me dy mendje, sepse po shkove me dy mendje ta kapërcejsh luginën, mbetesh midis lumit. Vendose, merre hapin. Ne jemi në hëz, ne jemi në vrap dhe do t’i kalojmë të gjitha vështirësitë… Seanca e debatit për ndryshimet kushtetuese ka përfunduar dhe do të thirret seanca e radhës. Nuk e publikoj, nuk është për ta ndarë me opinionin datën, por do të thirret dhe në momentin që do të thirret seanca, do të bëhet votimi”, tha Ahmeti.

Show More

Related Articles

Back to top button