LajmeMaqedoni

Akademi solemne – “32 vite pavarësi” me rastin e festës shtetërore 8 Shtatori

Me Akademi solemne “32 vite pavarësi”  që do të mbahet sot pasdite në Filarmoni, fillon shënimi i Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, 8 Shtatori.

Akademia solemne në të cilën do të marrë pjesë dhe do të flasë kryeministri Dimitar Kovaçevski, do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio televizionin naconal, si dhe në kanalet e rrjeteve sociale të Qeverisë.

Shënimi i festës shtetërore që organiozohet nga Qeveria nën moton “Lajmëtari i lirisë”, vazhdon nesër me disa ngjarje kulturore, argëtuese dhe sportive.

Me rastin e 32 viteve të shpalljes së pavarësisë së shtetit, nesër delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, do të vendosin lule në vendet e përjetshme të prehjes së ish-presidentëve të shtetit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit “Butel” në Shkup.

Show More

Related Articles

Back to top button