LajmeMaqedoni

Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase për herë të parë zgjodhi një nënkryetar shqiptar 

Kuvendi i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve (MANU) në seancën e sotme zgjodhi përbërjen e re të kryesisë së për mandatin 2024-2027, e që për kryetar të Akademisë zgjodhi akademikun Zhivko Popov.

Por, për herë të parë në postin e nënkryetarit është zgjedhur akademiku shqiptar Alajdin Abazi, ish-rektori dhe themeluesi i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, përcjell INA.

Më poshtë kjo është përbërja e kryesisë së re të Akademisë:

Akad. Zhivko Popov – kryetar,
Akad. Alajdin Abazi – nënkryetar, Akad. Vitomir Mitevski – nënkryetar

Blazho Boev – sekretar,

akad. Gjorgi Pop-Atanasov – sekretar i Katedrës së Gjuhësisë dhe Shkencave të Letërsisë, Akad. Vllado Kambovski – sekretar i Departamentit të Shkencave Sociale, Akad. Nada Pop-Jordanova – sekretare e Departamentit të Shkencave Mjekësore, Akad. Ljupço Kocarev – sekretar i Departamentit të Shkencave Teknike, Akad. Donço Dimovski – sekretar i Departamentit të Shkencave Natyrore-matematikore dhe Bioteknike, Akad. Vlada Urosevic – sekretar i Departamentit të Artit, – Akad. Gligor Kanevçe – anëtar i zgjedhur.

Në seancë u miratua edhe raporti katërvjeçar i Kryesisë për punën e AMSHA në periudhën 2020-2023.

Show More

Related Articles

Back to top button