LajmeMaqedoni

Aksident me pasoja vdekjeprurëse në aksin Gostivar-Kërçovë

Aksident me pasoja vdekjeprurëse në aksin Gostivar-Kërçovë. Sot në ora 07:10 në Tetovë është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, në afërsi të separacioneve të hapura (guroreve), ka ndodhur një aksident trafiku mes dy vetura.

Bëhet fjalë për Aud me targa të huaja që drejtohej nga 42-vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe “Shkoda” me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga Kamenjane e Tetovës.

“Në aksident dy vozitësit kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra në vend, ndërsa mjekët e Emergjencës së Gostivarit kanë konstatuar vdekjen”, njoftuan nga Policia, përcjell Flaka Media.

Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kontrolluar vendin./Flaka

Show More

Related Articles

Back to top button