LajmeMaqedoni

Aksident me të lënduar në Gradec

Me datë 05.01.2023 në ora 18:30 në DPB-Gostivar është raportuar se në rrugën lokale në Gradec të Gostivarit, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës e drejtuar nga R.B.(44) nga fshati Gradec, ka goditur mjetin e ndalur pasagjerësh “Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit, të cilin e ka ndaluar personi N.I.(46) nga i njëjti fshat.
Në aksident drejtuesi R.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri në mjetin “Passat”, N.R. ka pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Pas autorizimit të prokurorit publik, ekipi i Policisë së Gostivarit ka kontrolluar vendin e aksidentit.Ts

Show More

Related Articles

Back to top button