LajmeRajon

Aksident në Bosnje, vetura godet punonjësin e pompës së derivateve – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Në afërsi të Cazinit në vendin e quajtur Donja Koprivina të Bosnjës, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku një punonjës i pompës së derivateve është lënduar.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë shihet një veturë që po largohej nga pompa, me t’u kyçur në rrugë vetura bën një kthesë të madhe për të shmangur përplasjen me veturën që vinte nga kahja e kundërt, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e këtij veprimi, u godit punonjësi të cilin nga përplasja e madhe e hodhi mbi kapakun e motorit dhe për disa metra e “mori me vete”.

Mediat boshnjake raportojnë se punonjësi i pompës ka pësuar lëndime të rënda, dhe se mjekët po bëjnë të pamundurën që ta shpëtojnë.

Në anën tjetër, nuk dihet nëse shoferi që shkaktoi aksidentin është arrestuar, apo të paktën nëse është marrë në pyetje. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button