GostivarLajme

Aksident në lagjen “Mllaki” në Gostivar, vetura godet dy automjete të parkuara

Mbrëmë (20-dhjetor) gjysmë ore pas mesnate në SPB- Tetovë është raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në lagjen Mllaki të Gostivarit, në të cilin është përfshirë vetura “Mercedes” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 25-vjeçari S.S. nga Reçani i Gostivarit, i cili ka goditur dy automjete ngarkuese të parkuara “Ford” dhe “Fiat” me targa të Gostivarit.

 “Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri nga vetura “Mercedes” I.B. (23) nga Gostivari, ndërsa dy pasagjerët e tjerë F.Sh. (20) dhe L.I. (21) nga Zvicra, kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad””, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer hetim në vendin e aksidentit.

Show More

Related Articles

Back to top button