Një person ka humbur jetën dhe të paktën gjashtë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 15 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë e poshtme. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme , në aksident është përfshirë një minibus “Mercedes” me targa të Kosovës, i drejtuar nga R.H. (63 vjeç) nga Kosova dhe automjeti i pasagjerëve “golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.I. (19) nga Shkupi. “Dy vozitësit si dhe katër pasagjerët e lënduar nga Kosova, janë dërguar menjëherë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë, ndërsa dy të lënduarit më rëndë janë dërguar në Klinikën “Naum Ohridski”. Një prej tyre, K.A. (67) ka vdekur nga plagët e marra. Është kryer kontroll nga sektori i punëve të brendshme Shkup dhe është njoftuar prokurori publik, ndërsa shoferi F.I. është arrestuar”, njoftuan nga MPB.
Read Next
8 hours ago
Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban
9 hours ago
M-NAV zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit drejtues
9 hours ago
PKK merr përgjegjësinë e sulmit në Turqi
9 hours ago
Durmishi: Vendimi i Qeverisë po jep rezultate, janë ulur çmimet e produkteve ushqimore
12 hours ago
Skandali i “bandës së të porsalindurve” në Turqi: 47 mjekë e infermierë akuzohen për vdekjen e të paktën 10 foshnjave
12 hours ago
Në Bosonjë, adoleshenti hyn në komisariat dhe vret policin
12 hours ago
Izraeli godet Gazën, 150 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve “Jabalia”
12 hours ago
Fuqitë botërore mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin
12 hours ago
Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
12 hours ago