GostivarLajme

Aksident trafiku në rrugën rajonale Gostivar – Banijcë e Epërme

Dje (1 maj) në ora 20:25 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar – Banijcë e Epërme ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklete me targa të Gostivarit, drejtuar nga E.M.(19) nga ky fshat dhe veturë “Shkoda Fabia” me regjistrim të Gostivar e drejtuar nga E.B.(21) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit.

Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.

Një ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka bërë mbikëqyrje të vendit të aksidentit.

Show More

Related Articles

Back to top button