LajmeRajon

Aksident tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime humben jetën 4 persona, policia jep detaje

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën Ferizaj – Shtime. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emërgjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli.

Show More

Related Articles

Back to top button