LajmeMaqedoni

Aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik në rajonin e Pollogut

Dje (22-mars) në periudhën nga ora 08:45 deri në ora 09:00, në kuadër të aksionit kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik në rajonin e Pollogut, në rrugën rajonale Tetovë-Pirok janë ndaluar tre furgona Ford Transit me targa të Tetovës, të cilat janë drejtuar nga personat N.N. (58) nga Bogovina e Tetovës, M.M. (52) nga Palçishti i Epërm i Tetovës dhe M.S. (63) nga Palçishti i Poshtëm i Tetovës. Tre drejtuesit e mjeteve nuk kanë disponuar dokumentet (patentat) e nevojshme për transportin publik dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa në bazë të nenit 284-a të Kodit Penal.TS

Show More

Related Articles

Back to top button