LajmeSport

Al Nasr dhe Ronaldo, do të drejtohen nga ish trajneri i Milanit

Nga Arabia Saudite vijnë të tjera lajme për të ardhmen e Stefano Piolit. Sipas sajtit të specializuar “Al Nasr Zone”, ish-trajneri i Milanit do të marrë shumë shpejt vendin e Luis Kastros në pankinën e Al Nasr.

Gjithçka pritet të ndodhë pas ndeshjes kundër Al Ahli, sfidë vendimtare që mund të shënjojë fundin e epokës së Kastros.

Pioli vazhdon të jetë ende nën kontratë me Milanin pasi këta të fundit vendosën ta shkarkonin pas 5 sezonesh. Emri i tij është i lidhur me shumë skuadra, por duket se këtë herë është e duhura. Ai do të ishte trajner i Kristiano Ronaldos dhe Marselo Brozoviçit dhe disa kampionëve të tjerë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button