LajmeMaqedoni

Alaramon këshilltari i BESËS: Besnik Emshiu iu kushton banorëve 300 € në ditë

Këshilltari i Besës komuna e Bogovinës, Xhevit Dauti, me anë të një postimi në fb ka alarmuar se kryetari i komunës Besnik Emshiu iu kushton banorëve afër 100,000€ në vit apo 300€ në ditë. Shkruan Top24.

Postimi i plotë:

#Skandalet nuk kan të ndalur,

Banorëve të #KomunësSë Bogovinës, Besnik Emshiu, në cilësinë e kryetarit të Komunës, u kushton hiç më pak se 100,000 €  në vit, pa përfshirë pagesat për këshilltarët personal qe angazhon me kompenzim mujor mbi 30,000 denarë, pa përfshi shofer personal e të ngjajshme.

Vetëm për dreka dhe darka, pra reprezentacione vitin e kaluar harxhoi 30,000€, dhe njejt planifikon të vazhdoj edhe këtë vit, duke parapa në buxhet njejt afro 30,000€ për dreka e darka.

Paramendoni, një komunë e vogël rurale, me më pak se 24,000 banor resident, paguan për një individ 100,000€ për vetëm një vit, kjo i bie afro 300€ në ditë, ose afro 15€ për cdo orë punë.

Kjo eshte vetem një pjesë e vogël e keqpërdorimit, ditëve të tjera do keni edhe të dhëna të tjera.

Show More

Related Articles

Back to top button