BotaLajme

Alarm në Francë, 11 persona të zhdukur pas një zjarri në një shtëpi për persona me aftësi të kufizuara

Autoritetet franceze u alarmuan pasi një zjarr u raportua në qytetin Windenheim, në Francën verilindore, pranë kufirit me Gjermaninë.

Shërbimet e urgjencës morën një telefonatë mëngjesin e sotëm në orën 06:30. Zjarri duket se ka shpërthyer në një pronë të përdorur nga një organizatë bamirëse që strehon të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Shtatëmbëdhjetë persona u larguan nga shtëpia e pushimit në një operacion evakuimi dhe të paktën një person është dërguar në spital. Ndërkohë, 11 persona të tjerë janë të zhdukur dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tyre.

Show More

Related Articles

Back to top button