BotaLajme

Alarm në të gjithë vendin: Rusia nis sulmet ajrore në Ukrainë pas vendimit të ShBA-së dhe Gjermanisë

Një paralajmërim për sulm ajror është lëshuar në të gjithë Ukrainën këtë mëngjes dhe qytetarëve iu është kërkuar të qëndrojnë në strehimore. Kreu i kabinetit të presidentit Andrey Yermak njoftoi se raketat e para lundruese ruse u rrëzuan mbi territorin e Ukrainës.

Raketat u lëshuan në drejtim të Vinnytsia dhe Kievit, thonë forcat e armatosura të Ukrainës.

“Raketat në drejtim të Vinnytsia dhe rajonit të Kievit. Ato mund të ndryshojnë trajektoren. Qëndroni në strehimore. Ne besojmë në mbrojtjen ajrore”, thanë forcat e mbrojtjes ukrainase në Telegram, transmeton Reporteri.net.

Kjo vjen pasi Gjermania ka konfirmuar zyrtarisht dje se do të dërgojë tanket Leopard 2 në Ukrainë dhe do të autorizojë rieksportin e tyre nga vendet partnere.

Njoftimi shton se Gjermania në hapin e parë do të sigurojë 14 tanke Leopard 2 nga stoqet ushtarake.

Stërvitja e ushtarëve ukrainas në Gjermani do të fillojë së shpejti, ndërsa Gjermania gjithashtu do të sigurojë logjistikë dhe municione, thuhet në njoftim.

Vendimi i Gjermanisë i hap rrugën vendeve të tjera si Polonia, Spanja dhe Norvegjia për të dorëzuar rezervat e tyre të tankeve Leopard në Ukrainë.

Shpejtësia e dorëzimit dhe sasia e tankeve është vendimtare për mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai shtoi se kishte folur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kishte kërkuar dërgimin e raketave dhe avionëve me rreze të gjatë veprimi, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania u zotuan të dorëzojnë tanke të avancuara luftarake.

“Tani çelësi është shpejtësia dhe sasia. Shpejtësia në stërvitjen e forcave tona, shpejtësia në furnizimin e Ukrainës me tanke. Shifrat në mbështetjen e tankeve”, tha Zelensky./Reporteri.net/

Show More

Related Articles

Back to top button