LajmeRajon

​ Alarmohet Greqia, zjarr afër shtëpive në Athinë

Autoritetet greke në Athinë janë alarmuar, pasi mesditën e sotme ka shpërthyer një zjarr shumë pranë sonës në banuara Ano Glyfadha.

Zjarri po përhapet në zonën midis shtëpive dhe një pylli aty pranë, raportojnë mediet greke.

Në vendngjarje kanë shkuar 27 zjarrfikës dhe 10 makina zjarrfikëse për të shuar flakët që po kërcënojnë shtëpitë e banuara.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa nuk është dhënë ende paralajmërim që banorët afër zjarrit të evakuohen nga shtëpitë e tyre./abcnews.al./

Show More

Related Articles

Back to top button