LajmeRajon

“Albini nuk e njeh çfarë është presioni”/ Deklarohen nga LVV-ja pas paralajmërimeve për dorëheqjen e mundshme të kryeministrit Kurti!

Gazetari, Milaim Zeka, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka paralajmëruar dorëheqjen e kryeminsitrit Kurti nga pozita për shkak se i njëjti ka presion ndërkombëtar për formimin e Asociacionit.

Ndaj kësaj deklarate të Zekës ka reaguar deputeti i LVV-së, Halil Thaçi.

Thaçi tha se duke e njohur Albin Kurtin i njëjti nuk e njeh çfarë është presioni.

Tutje Thaçi ka shtuar se modeli i Asociacionit kroat është më i përshtatshmi për Kosovën dhe se çdo opsion tjetër është në kundërshtim em Kushtetutën.

“Kryeministri bashkë me ekipen negociatore ka dhënë opsionin për formimin e Asociacionit. Modeli i Asociacionit Kroat është më i përshtatshmi për Republiken e Koaovës, çdo opsion tjetër që është në kundërshtim me kushtetutën është i pa pranueshëm. E sa i përket presionit , duke e njohur nga afer Albinin ai nuk e njeh çfarë është presioni” tha Thaçi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”

Show More

Related Articles

Back to top button