LajmeMaqedoni

Aleanca për Shqiptarët sot pritet të formojë ekip negociator për hyrje në Qeveri

Aleanca për Shqiptarët sot do ta mbajë takimin e Kryesisë së partisë, ku pritet të formohet ekipi, i cili do t’i zhvillojë negociatat për hyrje në Qeveri.

Takimi i sotëm vjen pas mbledhjes së Kuvendit qendror të ASH-së, të mbajtur të shtunën në Kumanovë, ku është marrë vendim që Kryesia të formojë ekip, i cili do të bisedojë për përfshirje eventuale të partisë në Qeveri.

“Në zyret qendrore të partisë në Tetovë, nesër do të mbahet takimi i ardhshëm ku mes tjerash do të diskutohet për ngjarjet politike. Në këtë takim, në rend dite do të jetë edhe vendimi i Kuvendit qendror për formim të ekipit negociues. pas përfundimit të takimit, për vendimet opinioni do të informohet përmes kumtesës për mediumet”, informojnë nga Aleanca për shqiptarët.

Burime të TV21 dje konfirmuan se ka pasur takim mes kryeministrit dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Alternativës, Afrim Gashi.

Zeqirija Ibrahimi nga AAA, në ClickPlus ka zbuluar një pjesë të bisedës së lideri i kësaj partie, Afrim Gashi e ka zhvilluar në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Gashi në takim u ka thënë: Në rregull, të merremi vesh pse rritet shumica? S’ka problem, ne nuk kemi asnjë problem me ASh-në, ata le të futen, vetëm i japin vlerë kësaj qeverie, por është çështja të merremi vesh pse? Arsyeja kryesore cila është? Nuk mundet arsyeja të kamuflohet me gjëra të paqena…”, tha Ibrahimi.

Show More

Related Articles

Back to top button