LajmeMaqedoni

Ali Ahmeti, letër ndërkombëtarëve

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka dërguar letër në adresë të liderëve të rajonit dhe zyrtarëve evropianë e amerikanë, duke shprehur siç thotë shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, të cilat sipas kësaj partie rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë e stabilitetin në vend. Sipas Ahmetit 3 vendimet e fundit- plani për shfuqizimin e Ligjit të Gjuhëve, ndalesa për identifikim të përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i shumicës qeveritare- paraqesin kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit në tërësi. Në letër theksohet:

“Këto 3 goditje të mëdha ndaj themeleve të Marrëveshjes së Ohrit përbëjnë kërcënim serioz për paqen, stabilitetin, harmoninë ndëretnike dhe demokracinë multietnike në Maqedoninë e Veriut. Këto nuk janë thjesht çështje të brendshme politike, por kanë pasoja të rënda për rajonin dhe për stabilitetin e tij. Këto ndërhyrje kërcënojnë të zhdukin elementet kyçe të paqes dhe të barazisë, duke na kthyer në kushtet e para vitit 2001, që ishin shkaktarët e krizës dhe luftës së atij viti. Ju bëj thirrje për veprim të përbashkët dhe të vendosur për të mbrojtur arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e garantuara të shqiptarëve”, shkruan Ahmeti.

Letra e Ahmetit është nisur në adresë të kreut shtetëror në Shqipëri e Kosovë, Presidentes së KE-së, Kancelarit gjerman, Presidentit të Francës dhe Sekretarit amerikan të Shtetit. /alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button