LajmeMaqedoni

Ali Ahmeti takon përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor

Në ditën e parë të Prespa Forum Dialogue, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar përfaqësuesin special të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin.

 Ai thotë se në këtë takim me Sarrazin është diskutuar mbi aspiratën eurointegruese të vendit që sipas Ahmetit, ka përkrahjen e madhe të Gjermanisë mike, shtonë se kanë biseduar edhe për për rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese që sipas tij është vendim, determinon të ardhmen tonë europiane.

 “Diskutuam mbi aspiratën eurointegruese të vendit tonë që ka përkrahjen e madhe të Gjermanisë mike dhe për rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, vendim që determinon të ardhmen tonë europiane. Duke komentuar situatën politike në rajon, shprehëm qëndrimin e përbashkët se në fokus të të gjitha vendeve të Ballkanit duhet të jetë ruajtja e stabilitetit rajonal, zgjidhja e të gjitha kontesteve bilaterale, përforcimi i bashkëpunimit dhe hapërimi i përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Europian”, ka shkruar Ahmeti.

Show More

Related Articles

Back to top button