LajmeMaqedoni

Alkaloid me 71% shitje në tregjet e huaj, rritje e eksporteve të konsoliduara për 23%

Një nga kompanitë më të suksesshme maqedonase, Alkaloid, në periudhën janar-qershor të këtij viti, ka 19% më shumë shitje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ose e shprehur në denarë diçka më pak se 6,3 miliardë denarë, përcjell TV21. Shitjet e përgjithshme të konsoliduara, nga ana tjetër, arrijnë deri në 8,4 miliardë denarë, që është për 18% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shitjet e konsoliduara të realizuara në tregun vendas u rritën për 8%, dhe totali i eksporteve të konsoliduara të kompanisë u rritën për 23%. Nga totali i shitjeve të konsoliduara, 29% janë realizuar në tregun e brendshëm, ndërsa, nga ana tjetër, 71% janë realizuar në tregjet e huaja. Produktet nga segmenti i farmacive kanë më shumë shitje me 90%. Totali i investimeve në mjete bazë në periudhën janar-qershor 2023 arrin deri në 937,9 milionë denarë. Fitimi financiar u rrit për 19%, kështu që përfitimi i njëhershëm neto arrin 813,7 milionë denarë.

Show More

Related Articles

Back to top button