LajmeMaqedoni

Alternativa: Qeveria të mbulojë shpenzimet e qytetarëve për nxjerrjen e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit

Nga Alternativa kërkojnë që Qeveria të mbulojë shpenzimet e qytetarëve për nxjerrjen e dokumenteve me emrin e ri të shtetit si dhe për ndërrimin e targave të veturave.

“AlternAtivA i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, por edhe Ministrisë së Financave, që të gjejnë zgjidhje dhe të mos i ngarkojnë qytetarët me barrë përtej mundësive dhe detyrimeve të tyre. Në të kundërtën, në këtë vjeshtë, kur ngrihen çmimet, kur rriten faturat e energjisë elektrike, të shtohet edhe ky ndëshkim për qytetarët, kjo nuk është vetëm skandaloze dhe e turpshme, por edhe rrënuese për ekonominë familjare të qytetarëve tanë”, theksojnë nga Alternativa.

Show More

Related Articles

Back to top button