LajmeMaqedoni

Alternativa: Të rinjtë nuk shohin perspektivë në vendin e tyre, sepse pushteti është i korruptuar

Meqenëse lëvizja e lirë e njerëzve është një fenomen demokratik,gjithmonë do kemi njerëz që do të zhvendosen nëpër vende të ndryshme tëbotës për arsye personale, por kur migrimi perceptohet si e vetmjashpresë dhe rrugëdalje për shumicën e popullatës, atëherë kemi të bëjmëme një dukuri të frikshme me përmasa eksodi, që duhet analizuar thellëdhe duhet reaguar shpejtë, theksojnë nga Alternativa.

“Sot flitet për shumë rreziqe që i kanosen shoqërisë sonë, duke nisur
prej asaj ekonomike, shëndetësore, arsimore etj. por duhet kuptuar se të
gjitha këta janë vetëm shkaqe që kanë një pasojë të përbashkët – ajo
është ikja masive e të rinjve si rezultat i humbjes së shpresës se këtu
mund të bëhet më mirë. Nga të dhënat e fundit të regjistrimit të
popullsisë, shihet se në 20 vitet e fundit nga shteti kanë ikur mbi 13%
e popullatës; përqindja e mortalitetit është më e madhe se e
natalitetit; janë boshatisur gjithsej 207 vendbanime; dhe nga 80 komuna,
65 prej tyre kanë shtim natyror negativ. Edhe përskaj këtyre shifrave
tmerruese, akoma nuk shohim politika adekuate dhe afatgjate për
stagnimin e tyre. jemi dëshmitarë se çdo ditë e më shumë të rinjtë e Maqedonisë së
Veriut po e braktisin  vendin e tyre, duke kërkuar perspektivë jashtë
vendit. Është për të ardhur keq kur i sheh kolona të rinjsh, sepse
familjet e tyre kanë investuar në shkollimin, edukimin dhe mirëmbajtjen
e tyre, që përfundimisht institucionet shtetërore të Maqedonisë së
Veriut në vend t’i punësojnë, por ata nuk i përfillin fare dhe i
trajtojnë sikur të jenë armiq ose, edhe më keq, sikur të jen të
padukshëm e nuk ekzistojnë fare! Për të rinjtë dhe të rejat shqiptare
pozicione të caktuara, si ato në Agjencinë për Komunikime Elektronike
ose në Aviacion, janë ëndrra të paarritshme, sepse këto vende ruhen për
fëmijët e politikanëve të korruptuar të pushtetit. Jorastësisht, sipas
anketës së fundit të “Gallup International”, 42% e qytetarëve (pjesa
dërmuese e të cilëve ishin të rinj me arsim të lartë) nëse do kishin
qenë të pajisur me dokumente të nevojshme, patjetër do të ishin larguar
nga vendi i tyre”, theksojnë nga Alternativa.

Sipas Alternativës është roni e vërtetë, sepse në kohën kur ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nuk ka asnjë strategji për
rikthimin e të rinjve në vend, ose ai i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që
mburret me mbylljen e marketeve, ndërsa nuk ofron asnjë opsion për
përmirësimin e kushteve dhe ngritjen e standardit jetësor, të rinjtë dhe
të rejat tona, që kanë braktisur vendin e tyre, i shohim çdo ditë duke u
avancuar nëpër qendrat klinike në Gjermani dhe kudo në botë.

“Është e turpshme që partitë politike shqiptare në pushtet deri tash nuk
kanë përpiluar asnjë strategji dhe plan me hapa konkretë për
përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe mbajtjes së të rinjve në vend.
E si mund të shohin perspektivë në këtë vend ata të rinj kur i shohin
ndryshimet e Kodit Penal, kur mundësohet lirimi prej akuzave për ata
politikanë që e krijuan këtë kaos, duke plaçkitur nga perspektiva e tyre
dhe duke e vazhduar avazin e njëjtë?!”, thuhet në kumtesën e Alternativës.

Alternativa thotë se është parti politike shqiptare e cila ka plan dhe vizion
konkret për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e të rinjve në vend, duke
krijuar masa të reja për punësimin e të rinjve, në mënyrë që ata
ardhmërinë ta shohin në vend dhe jo jashtë.

“Arsimi cilësor, hapja e vendeve të reja të punës me paga më të larta, punësimet në bazë të meritokracisë, klima e përgjithshme e funksionimit të shtetit, rritja  e besimit në institucionet shtetërore dhe lufta kundër korrupsionit janë motiv shtesë për moslargimin e tyre nga vendi. Në të vërtetë, duke qenë në pushtet, përmes Ministrisë së Diasporës krijuam plan për informimin e drejtë të diasporës që të rinjtë të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre, duke u krijuar një klimë të favorshme dhe siguri për veprimin e tyre. Këtë e dëshmuam në të kaluarën dhe do ta dëshmojmë edhe në të
ardhmen – se në vazhdimësi punojmë për kthimin e perspektivës për të
rinjtë dhe të rejat tona”, thuhet në kumtesë. 

Show More

Related Articles

Back to top button