LajmeRajon

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri në përputhje me ligjin!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar pas mbajtjes së zgjedhjeve në veriun e Kosovës, duke i cilësuar këto votime në përputhje me ligjin.

Gjithashtu ka shprehur keqardhjen që jo të gjitha partitë politike e kanë shfrytëzuar të drejtën për të garuar në zgjedhje.

“Na vjen keq që jo të gjitha partitë shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatës të cilës i shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërisë demokratike.

Ne i njohim përpjekjet e zyrtarëve zgjedhore të Kosovës për t’i vënë në dispozicion vendvotimet për qytetarët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke minimizuar pikat e mundshme të tensionit.

Po ashtu shprehim mirënjohjen tonë për profesionalizimin e Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX) dhe KFOR-it për sigurimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhjet”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Show More

Related Articles

Back to top button