LajmeMaqedoni

Ambasada ruse në Moldavi me lidhje të forta me spiunët

Në gusht, Moldavia i përzuri 35 diplomatë rusë dhe anëtarë të Ambasadës, duke u thirrur mbi frikën se Moska po bën përpjekje për ta “destabilizuar” vendin, pasi hulumtimet e mediave gjetën një numër “të tepërt” të antenave në kulmin ndërtesës së ambasadës.

Por, diplomatët e lidhur me inteligjencën ruse janë në mesin e stafit të zvogëluar që ka mbetur në Ambasadën e Rusisë në Moldavi, pas përjashtimeve masive, ka gjetur një hulumtim i ri i Shërbimit moldavian të Radios Evropa e Lirë.

Së paku dy nga këta diplomatë mbajnë lidhje me Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB), agjencisë së fuqishme ruse të inteligjencës së brendshme, ndërsa dy të tjerë ndërlidhen me adresat e drejtorisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë në Moskë. E njohur si GRU, kjo organizatë është përfshirë në helmime dhe sabotime nëpër Evropë, sipas të dhënave të regjistrave qeveritarë, të cilat i ka rishikuar REL-i.

Këto regjistra vijnë nga një varg bazash i të të dhënave zyrtare të publikuara online falë tregut rus për publikimin e të dhënave, i cili ka ndihmuar në demaskimin e të dyshuarve në një sërë operacionesh të inteligjencës ruse në vitet e fundit. Ato përfshijnë automjete, punësime, pasaporta dhe kartela kreditore ruse që datojnë para një dekade.

rus, Vladimir Putin, në shkurt 2022.

Një hulumtim i REL-it në mars gjeti se, së paku tre diplomatë rusë, të cilët ishin përjashtuar apo ishin futur në listën e zezë nga shtetet anëtare të BE-së, disa prej të cilëve përmendën spiunazhin nga të dërguarit e pezulluar, u rishfaqën si diplomatë rusë të akredituar në Serbi.

E pyetur për gjetjet e REL-it, Ministria e Jashtme e Moldavisë tha më 5 shtator se Qeveria ka ndërmarrë “disa hapa të fuqishëm dhe nevojshëm për t’i luftuar veprimet destabilizuese të Federatës Ruse kundër vendit tonë”, përfshirë duke e kufizuar praninë diplomatike të Moskës si përgjigje ndaj “veprimeve jomiqësore…përfshirë në kontekst të dyshimeve në lidhje me veprimet e mundshme të spiunimit”.

Ambasada e Rusisë në Kishinjev nuk i është përgjigjur pyetjeve rreth gjetjeve të hulumtimit të REL-it deri në çastin e publikimit të këtij shkrimi.

Që nga pavarësimi i Moldavisë nga Bashkimi Sovjetik më 1991, Moska ka vazhduar të ushtojë ndikim të madh në vendin e vogël me një popullsi prej 2.6 milionë, posaçërisht duke e shfrytëzuar varësinë tradicionale të Moldavisë në energjinë ruse. Që nga pushtimi i Ukrainës më 2022, Moldavia ka bërë lëvizje për ta dobësuar varësinë në gazin rus dhe e ka dënuar vazhdimisht agresionin e Kremlinit, duke i pranuar më shumë se 100 mijë refugjatë ukrainas.

Moska i ka ende edhe 1.000 trupa të vendosura në rajonin e shkëputur nga Moldavia, Transnjestër, gjoja si paqeruajtës pasi separatistët e mbështetur nga Kishinjevi dhe Rusia bënë një luftë të shkurtër por të përgjakshme në vitin 1992, që u shndërrua në një konflikt të ngrirë pas ndërhyrjes së Rusisë në anën e kryengritësve.

Adresat e FSB-së dhe strehimi i GRU-së

Listat diplomatike të siguruara nga Ministria e Jashtme e Moldavisë tregojnë se vetëm 10 diplomatë të akredituar kanë mbetur në Ambasadën e Rusisë në Kishinjev, pas përjashtimeve të gushtit.

Në mesin e tyre janë dy sekretarë, Noris Suchilin dhe Konstantin Zyablikov, të dy kanë adresa të kaluara që lidhen me FSB-në në Moskë, sipas të dhënave që rrodhën nga regjistrat e Qeverisë ruse, të cilat i ka parë REL-i.

Sipas të dhënave të veturës nga viti 2019, Suchilin kishte adresën “Dobrolyubova Proyezd 3a” në verilindje të Moskës. Ajo ndërtesë në të kaluarën ishte adresë e regjistruar e njësisë ushtarake të FSHS-së, numër 93544 dhe tani si një qendër stërvitore e FSB-së.

Regjistra të tjera të Qeverisë nga vitet 2010 deri më 2015 tregojnë se adresa e regjistruar e Zybalikovit në Moskë ishte “Bolshaya Lybyanka 2”, ish-zyrat e ish-shërbimit famëkeq sovjetik KGB, që tani shërbejnë si zyrat e FSB-së. Vendi i punës i Zybalikovit në shumë regjistra që rrodhën është njësia numër 14057, drejtoria e kundërinteligjencës ushtarake të FSB-së në Rrethinën Ushtarake të Moskës.

Regjistrimi i punonjësve të FSB-së në objektet e agjencisë është praktikë e zakonshme në Rusi. Zyablikovi ishte në mesin e qindra individëve që drejtoria e inteligjencës ushtarake e Ukrainës tregoi publikisht në mars 2022 se ishin punonjës të FSB-së të regjistruar në zyrat e agjencisë në Moskë dhe merrnin pjesë në “aktivitete kriminale” në Evropë në emër të Rusisë.

Show More

Related Articles

Back to top button