GostivarLajme

Ambasadori Savada vizitoi Gostivarin / Ambasada e Japonisë ka investuar mbi 230 mijë euro në Gostivar

Me aparatin digjital për radiografi i dhuruar nga ambasada japoneze për Spitalin e Gostivarit nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot janë kryer 8.000 inçizime. Kjo u tha sot gjatë vizitës që Ambasadori Hironori Savada i bëri këtij institucioni. Kjo aparaturë dhe një e ngjashme për ambulantën në Çegran dhe një pushimore për shoqatat malore në Vërtok, vijnë pas marrëveshjes së nënshkruar për grant shkurtin e vitit të kaluar mes ambasadorit Savada dhe kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Bëhet fjalë për tre donacione: një është në fshatin Vërtok, një qendër e cila është rinovuar dhe u shërben qytetarëve sidomos ata qytetarë që vizitojnë shpellat ekzistuese në territorin e Komunës së Gostivarit; e dyta poashtu është një aparat rontgeni që përdoret në Shtëpinë e Shëndetit në fshatin Çegran dhe e treta është rontgen aparati i cili vitin e kaluar është dhuruar këtu në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, para apo gjatë periudhës së krizës kovid dhe sot morëm informata nga drejtori i spitalit se ka qenë suport i madh për qyetarët gjatë asaj kohe dhe mjekët e angazhuar në këtë spital”, deklaroi kryetari Taravari.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, tha se kjo është hera e dytë që ata si institucion ndihmohen nga Ambasada e Japonisë përmes Grant Programit për Projekte të Vogla dhe Siguri Njerëzor nga kjo ambasadë.

“Ky rentgen aparat digjital neve na ka shërbyer në mënyrë të denjë gjatë kohës së pandemisë. Kemi realizuar afërsisht 8.000 inçizime me të nga 18.000 mijë që i realizojmë gjatë vitit ne këtu në spital. Dua të përmendi se ambasada japoneze na kanë donuar edhe viteve tjera. Në vitin 2002 kemi pasur donacione dhe gjithnjë me ta kemi qenë në kontakte të mira dhe miqësore. Shpresoj se do të vazhdojnë takimet dhe jemi në bisedime për donacione edhe në të ardhmen”, tha drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakupi.

Aparati digjital për radiografi është granti i pestë që ambasadës japoneze dhuron për Spitalin e Gostivarit. Të gjitha këto donacione të bëra ndër vite, kanë kushtuar 233 mijë euro, tha ambasadori japonez Savada.

“Me këtë donacion Japonia ndihmoi të ofrohet ndihmë urgjente shëndetësore dhe inçizim të mushkërive për pacientët me Covid 19, pasi ky spital ishte edhe covid-qendër rajonale për mbi 150.000 pacientë. Në vitin 2021 covidi ishte shkaku kryesor për mortalitetin në Maqedoninë e Veriut e populli japonez është krenar që i ndihmon popullatës suaj që të ketë shërbime më të mira shëndetësore dhe këtë e bëjmë përmes programës japoneze për projekte të vogla dhe siguri njerëzor (GGP) që është një nga shtyllat tona për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ambasadori Savada.

Aparati digjital “Shimatzu” për radiografi i cili është i vendosur në Repartin e Radiologjisë në Spitalin e Gostivar, ka kushtuar 60.635 euro. Përndryshe, ambasadori Savada tha se në kuadër të grant programit për projekte të vogla (GGP), Japonia nga viti 1996 deri më tani në vendin tonë ka financuar rreth 151 projekte shëndetësore, arsimore dhe për ekologji, prej të cilave një e treta janë për institucione mjekësore me vlerë të përgjithshme mbi 8,5 milion euro. Para vizitës së Spitali, ambadadori Savada qendroi për vizitë edhe në Komunën e Gostivarit ku u prit nga kryetari Arben Taravari.

Show More

Related Articles

Back to top button