LajmeMaqedoni

ANALIZË: Numri i pensionistëve në RMV do të rritet, shuma për pensione këtë vit do të jetë gati 1,2 miliardë euro!

Numri i pensionistëve në vend do të rritet, në vitin 2025 do të kalojë 353.000 persona – shfrytëzues të pensioneve. Do të rritet edhe shuma për pagesën e rregullt të pensioneve. Edhe për këtë vit është paralajmëruar rritje e pensioneve. Aktualisht më shumë se gjysma e pensionistëve jetojnë me ose më pak se 260 euro. Sivjet, numri i pensionistëve do të arrijë në 345.245 persona, që është për 2.826 më shumë se parashikimi në Planin e mëparshëm Strategjik të përgatitur nga Fondi Pensional.

Për pagesën e rregullt të pensioneve këtë vit do të nevojiten 1.2 miliardë euro, që është për 10,8% më shumë se shuma që ishte parashikuar vitin e kaluar. Shumat për pagesën e pensioneve do të rriten në vitet në vijim. Në vitin 2025, krahasuar me këtë vit, shuma do të rritet për pothuajse 83 milionë euro.

Shuma për pagesën e pensioneve do të rritet jo vetëm për shkak të rritjes së numrit të shfrytëzuesve, por edhe për shkak të rritjes së pensioneve. Sipas njoftimeve nga Qeveria, në mars të këtij viti do të ketë korrigjim të ri në rritje të pensioneve për 6%.  Sipas metodologjisë së re pensionet harmonizohen dy herë në vit, në shtator dhe në mars, edhe atë për 50 përqind me shpenzimet e jetesës dhe për 50 përqind me rritjen e rrogës mesatare.

“Pensionet do të rriten gjithsej për 16 për qind për një vit kalendarik. Gjatë mandatit të kësaj Qeverie ato janë rritur për 10 përqind dhe kjo është bërë pa i rritur përqindjet e kontributeve pensionale. Pjesa më e madhe e mjeteve – 499 milionë euro janë transferim në FSPIM-it, që është një tregues shtesë për qytetarët se po e mbajmë stabil Fondin pensional” – deklaroi para do kohësh kryeministri Kovaçevski, duke paralajmëruar rritje të re të pensioneve.

Show More

Related Articles

Back to top button