LajmeSport

Ançeloti pas barazimit me Valejkanon: Ndeshja nuk vlerësohet nga rezultati

Real Madrid la dy pikë në “Santiago Bernabeu”, pasi nuk mundi të shkonte përtej një barazimi pa gola me Rajo Valejkanon. Madrilenët ishin gjatë gjithë kohës në kërkim të golit, por nuk mundën të finalizonin sulmet. Pas sfidës, trajneri Karlo Ançelotti theksoi se ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij pavarësisht mungesës së golit. Italiani theksoi se detyra kryesore e një skuadre është të krijojë raste, e në ndonjë ndeshje të caktuar ndodh edhe që të mos e kesh fatin me vete ndaj shtoi se nuk ka vend për alarm.

“Nëse shohim vetëm rezultatin është e vërtetë se ai tërheq vëmendje dhe bie në sy. Por, unë nuk mund ta vlerësoj një ndeshje vetëm nga rezultati. Unë mërzitem kur ekipi fiton dhe nuk luan mirë. Në këtë rast, ekipi luajti shumë mirë dhe mua më mjafton. Nuk më shqetëson fakti që nuk shënuam, e provuam shumë herë, por kush e njeh këtë botë e di mirë se të tilla ndeshje ndodhin gjatë një sezoni. Të mos e bëjmë dramatike sepse nuk është momenti, kemi besimin e duhur se në vijim do t’i bëjmë gjërat siç duhet. Dëmtimi i Bellingham në shpatull? Pati një problem, por mundi të luante. Do të bëj disa teste, por nuk më duket asgjë serioze”, u shpreh Ançeloti.

Show More

Related Articles

Back to top button