LajmeSport

Ancelotti tregon se sa gola pret nga Bellingham deri në fund të sezonit: Jemi të befasuar nga ai

Jude Bellingham është sensacioni i këtij sezoni te Real Madridi dhe jo vetëm.

Mesfushori anglez ka shkëlqyer te Los Blancos, duke u bërë lider i gjigantit madrilen.

Në 13 ndeshje zyrtare, Bellingham ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë, madje me dy gola ai e vendosi edhe El Clasicon duke i dhënë fitoren Real Madridit 2-1.

Për ecurinë fantastike të Bellingham dhe golat e shumtë të tij ka folur edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti. Tekniku italian ka thënë se Bellingham mund të shënoj 20 apo 25 gola deri në fund të sezonit.

“Bellingham mund të shënojë pa problem fare shumë gola, edhe 20 apo 25. Por, ne te Reali presim më shumë edhe nga të tjerët, sidomos nga sulmuesit. Jemi të befasuar nga Bellingham, më la pa fjalë në golin e parë që i shënoi Barcelonës”, tha Ancelotti.

Trajneri italian u pyet pse Bellingham nuk festoi në momentin që e realizoi golin e dytë.

“Po, ai duket sikur është një veteran. Na ndihmoi shumë në ndeshje dhe pasi barazoi rezultatin patëm shtysën e duhur për të fituar ndeshjen ndaj Barcelonës”, deklaroi tekniku italian.

Anglezi iu bashkua madrilenëve nga Borussia Dortmund për 103 milionë euro, derisa tani po konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në botë. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button