LajmeMaqedoni

Angellov me apel për kryetarët e komunave dhe qytetarët: Situata me zjarret është alarmante, kujdes!

 Situata me zjarret në hapësirë të hapur është jashtëzakonisht alarmante. Vetëm gjatë ditës së djeshme (e diel) ka pasur 60 vatra zjarri. Pavarësisht shuarjes intensive të ditës së djeshme, 6 zjarre në ambiente të jashtme kanë vazhduar të jenë aktiv gjithë natës dhe ende janë aktiv.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se gjatë fundjavës duke filluar nga e premtja, së bashku me të shtunën dhe të dielën, në hapësirë të hapur janë shënuar gjithsej 116 zjarre. Gjatë muajit shtator janë regjistruar gjithsej 778 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat 43 janë shuar me avionë.

 “U bëj thirrje të gjithë fermerëve të mos djegin kashtë, ndërsa barinjtë të mos djegin kullotat. Reshje shiu nuk ka pasur gjatë kohë dhe nuk pritet as në dhjetë ditët e ardhshme, bimësia është jashtëzakonisht e thatë, temperaturat ditore janë ende të larta, zjarrfikësit dhe pilotët janë të rraskapitur dhe në fund të fuqisë. U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të komunave që të ndjekin procedurat e përcaktuara me ligj dhe të kërkojnë mbështetje ajrore kur të jenë ezauruar të gjitha mundësitë e tjera. Zjarret nuk mund të shuhen nga ajri me aeroplanë dhe helikopterë pa mbështetjen e zjarrfikësve nga toka. Është e pamundur të shuash zjarrin derisa të shkelë çizmet e zjarrfikësit”, apelon drejtori i Qendrës për Meaxhim em Kriza (QMK), Shtojançe Angellov. QMK vlerëson domosdoshmërinë e përdorimit të avionëve dhe nëse përdoren, i koordinon ato.

 “Numri i avionëve është i kufizuar dhe numri i zjarreve çdo ditë është i madh. Aktualisht janë 6 zjarre aktive, katër prej të cilave janë më të mëdha dhe më të rrezikshme. Deri në mbrëmje do të ketë shumë të tjera. Dua të theksoj se edhe zjarri më i vogël mund të kthehet në një zjarr të madh në një çast, i cili kërcënon jetën, shëndetin dhe pronën e njerëzve. Siguria e para!”, thuhet më tej në apelin e Angellovit.

Show More

Related Articles

Back to top button