Fronti opozitar shqiptar në epërsi ndaj partive shqiptare në pushtet. Anketa e fundit e Agjencisë Brima Gallup ka treguar se 26% e qytetarëve shqiptarë do të kishin votuar për një koalicion opozitar BESA, Alternativa dhe Lëvizja e Mexhitit nëse vendi do të kishte zgjedhje të dielën. Ndërkohë 23,4% e të anketuarve kanë thënë se ata do kishin votuar për një koalicion qeveritar BDI, ASH dhe PDSH. Ndërkohë në nivel të republikës, 19.5 për qind e të anketuarve kanë thënë se do të votonin për VMRO- DPMNE-së, 13.6 për qind për LSDM-së, për BDI-në, 5.9, për Besën 4.8, për ASH-në, 3.2, e kështu me radhë. Edhe në anketën bazuar në nivel shtetëror, një koalicion i mundshëm BESA, Levizja dhe Alternaiva do të merrte 7.3 për qind të votave kundërsa një kalocioni tjetër BDI, ASH dhe PDSH me 6.6 për qind. Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami kanë rezultuar si politikanët më të besueshëm për qytetarët tek popullata shqiptare ndërsa tek maqedonasit, më shumë besim gëzon kreu i opozitës Hristijan Mickoski me 7.5% Stevo Pendarovski me 4,7% dhe kryeministri Kovacevski me 4,5%. Ndryshe në anketën e realizuar në terren sy më sy në shtëpinë e të anketuarve kanë marrë pjesë mbi 1200 persona të cilët janë anketuar Brenda periudhës së 1 – 21 korrikut. /Alsat.mk
Read Next
12 hours ago
Blinken kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin në Liban
13 hours ago
M-NAV zgjodhi anëtarët e rinj të Këshillit drejtues
13 hours ago
PKK merr përgjegjësinë e sulmit në Turqi
13 hours ago
Durmishi: Vendimi i Qeverisë po jep rezultate, janë ulur çmimet e produkteve ushqimore
16 hours ago
Skandali i “bandës së të porsalindurve” në Turqi: 47 mjekë e infermierë akuzohen për vdekjen e të paktën 10 foshnjave
16 hours ago
Në Bosonjë, adoleshenti hyn në komisariat dhe vret policin
16 hours ago
Izraeli godet Gazën, 150 të vdekur nga sulmi në kampin e refugjatëve “Jabalia”
16 hours ago
Fuqitë botërore mbledhin 1 miliard dollarë për Libanin
16 hours ago
Shembja e urës në Baltimore, pronari dhe operatori i anijes do të paguajnë 100 milionë dollarë
16 hours ago