LajmeMaqedoni

Anulohet mbledhja e Komisionit për punë dhe politikë sociale

Pa një arsyetim zyrtar në Kuvend është anuluar mbledhja e Komisionit për punë dhe politikë sociale e cila ishte thirrur për orën 13 dhe në rend dite ishte Ligji për marrëdhënie pune. Alsat jo zyrtarisht mëson se numri i madh i amendamenteve të propozuara kundër vendimit të Qeverisë për 60 orë punë në javë ka bërë që Kuvendi të tërhiqet për një koordinim të mundshëm. Siç mësohet partia E Majta ka propozuar mbi 1100 amendamente, ndërsa VMRO-DPMNE-ja 3 amendamente. Ndryshimet e propozuara nga Qeveria parashikojnë që gjatë ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10-D, punëtorët në baza vullnetare të mund të punojnë orë tepër dhe të paguhen për mëditjen e ditës së diel./A.K.

Show More

Related Articles

Back to top button