GostivarLajme

APEL nga organizatorët e aksionit humanitar në Gostivar: Nevojë kemi vetëm për batanije; ngrohëse dhe pelena

Në qendër të qytetit të Gostivarit është vendosur pika ku qytetarët mund të ndihmojnë deri në mesnatën e sontme.

Organizatorët pasi falenderojnë qytetarët për humanitetin e treguar deri më tani, thonë se më nuk ka nevojë për ushqime dhe veshje dimri sikurse: çizme, xhaketë, çorape, doreza e rroba të tjera.

LISTA E NEVOJAVE URGJENTE TANI PËRFSHINË VETËM:
BATANIJE;
NGROHËSE;
PELENA.

Vendi i grumbullimit mbetet qendra e qytetit, ndërsa aksioni zgjat deri në mesnatë.

Organizatorët apelojnë kush ka mundësi t’u bashkangjitet te palestra sportive “Rinia” për të bërë seleksionimin e gjërave të dhuarara, të cilat nesër në mëngjes pritet të dërgohen për në Turqi.

Show More

Related Articles

Back to top button