LajmeMaqedoni

Apeli konfirmon dënimin për Jovo Vangellovskin

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin me kusht për ish-kryetarin e gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, ndërkaq janë hedhur poshtë ankesat e Prokurorisë të cilin ishin për dënim më të lartë, përcjell TV21. Vangellovski është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve.

Si kryetar i Supremes, ai ka marrë vendime individuale, si pasojë për një gjyqtare në nëntor të 2018-tës qëllimisht nuk kishte përcaktuar shtesë page prej 35%, ndryshe nga kolegët e tjerë të saj.

Ndryshe Vangellovski mbahet mend edhe për mbajtjen në sirtar të shumë lëndëve gjyqësore. Nga pozita e gjyqtarit dhe kryetarit të gjykatës u shkarkua për shkak të ushtrimit të funksionit pa përgjegjësi, përkatësisht për shkak se ia kishte ndërprerë paraburgimin biznesmenit Sead Koçan në 2017, derisa ai ishte në arrati.

Show More

Related Articles

Back to top button