BotaLajme

Aragchi paralajmëron përgjigje “të vendosur” nëse Izraeli sulmon shtetin e tij

Ministri i Jashtëm iranian, Abas Aragchi, e ka paralajmëruar shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që Teherani është gati për përgjigje “të vendosur”, nëse Izraeli sulmon shtetin e tij, si hakmarrje për sulmin me raketa.

“Irani, duke bërë përpjekje për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në rajon, është plotësisht i përgatitur për një përgjigje të vendosur”, ndaj Izraelit, ka thënë ministri Araghchi, përgjatë një bisede telefonike me Guterresin.

Araghchi u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për t’i përdorur të gjitha resurset “për t’iu dhënë fund krimeve dhe agresionit të regjimit izraelit dhe për të dërguar ndihmë humanitare në Liban dhe Gazë”. Diplomati i lartë iranian ka biseduar përmes telefonit edhe me homologun e tij francez.

Në javët e fundit, Araghchi e ka vizituar Libanin, Sirinë, Arabinë Saudite, Katarin, Irakun dhe Omanin në përpjekje për t’i ulur tensionet. Republika Islamike ka lëshuar 200 raketa drejt Izraelit më 1 tetor, si hakmarrje për vrasjet e dy aleatëve të tij të ngushtë, liderin e Hamasit dhe liderin e Hezbollahut si dhe një gjeneral iranian.

 

Show More

Related Articles

Back to top button