LajmeMaqedoni

Arbën Xhaferi çka kishte thënë për VMRO-DPMNE-në dhe LSDM

Sot ditëlindja e Arben Xhaferit.

Ai si një politikan i shkëlqyer dhe filozof kishte dhënë diagnozën për partitë politike në Maqedoni.

“VMRO-PMNE kultivon një nacionalizëm transparent që shihet dhe që të lë kohë të mbrohesh nga ai. Ndërkaq LSDM-ja kultivon një nacionalizëm tinëzak, ose të kamufluar, që synon të vërë në gjumë si faktorin shqiptar ashtu edhe atë ndërkombëtar.”

Në vitin 2002, kur pala maqedone e vendosi kryqin e madh 66m në malin Vodno të Shkupit, Arben Xhaferi iu tha: “Me këtë veprim që e keni bërë (vendosjen e kryqit), e keni varrosur Shkupin!”

Për shkak të oratorisë së tij, sllavo-maqedonasit thonin: “Кога зборува Џафери, ние после една недела го разбираме”.
Përkthim: “Kur të flet Xhaferi, ne pas një jave e kuptojmë.”

Biografi

Arbën Xhaferi (24 janar 1948 – 15 gusht 2012) ishte një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ai lindi në qytetin e Tetovës, atëherë pjesë e Jugosllavisë dhe vdiq më 15 gusht 2012 në Spitalin e Shkupit pas një hemorragjie cerebrale. Arbën Xhaferi ishte kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe ishte një avokat i të drejtave për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Ai njihet më së shumti për thirrjen për ndryshim në Preambulën e Kushtetutës. Ai botoi dy vepra që fokusohen te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut: “PDSH-ja jo në letër” dhe “Sfidat e demokracisë në shtetet multietnike”, duke përsëritur bindjet e PDSH-së.

Show More

Related Articles

Back to top button