Lajme

Arbitri turk merr vendimin drastik nga spitali

Arbitri Meler, 37 vjeç, pas sulmit nga presidenti i Ankaroguçus dhe lwndimet e  u dërgua në spital, ku iu bë skaneri i kokës dhe kontrolle të tjera mjekësore. Mësohet se arbitri, i cili kishte një plasaritje në mollëza, nuk ishte në rrezik për jetën, por u këshillua të qëndronte nën vëzhgim, në spital, deri në mëngjes.

Siç raporton “A Spor”, Halil Umut Meler iu pohoi të afërmve të tij që shkuan për ta vizituar në spital se do ta braktiste arbitrimin, duke thënë: “Kjo është gjithçka që kam”.

Ky rast brutal, dhuna e pashoqe ndaj tij nga presidenti i klubit Ankaragücü e detyron arbitrin turk, i cili vetëm një muaj më parë drejtoi Real Madrid-Braga në Ligën e Kampionëve dhe ka bërë shpesh drejtësi në ndeshjet e nivelit të lartë, veçanërisht në derbi, t’i japë fund karrierës së tij brilante. Karrierë që mund të kanë zgjatur deri në moshën 50-vjeçare për të.

Show More

Related Articles

Back to top button