LajmeSport

Arijan Ademi vendos rekord historik te Dinamo Zagrebi

Futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Maqedoninë e Veriut, Arijan Ademi me paraqitjen kundër Hajdukut të Splitit, në derbin më të madh kroat, ka arritur që të shkruaj histori. 32-vjeçari ka zhvilluar ndeshjen e tij të 37-të kundër rivalit të përbetuar, duke thyer në këtë mënyrë rekordin e Drazhen Ladiç.

Ademi në elitën e futbollit kroat numëron plotë 301 paraqitje, ku ka regjistruar edhe 25 gola dhe 21 asistime. Ai këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje, duke realizuar një gol, kundër HNK Gorica.

Vlen të theksohet fakti se në gjysmën e parë të sezonit Ademi u transferua te klubi kinez i Bejing, por aventura e tij atje zgjati vetëm 19 ndeshja, duke u rikthyer sërish te Dinamo i Zagrebit.

Show More

Related Articles

Back to top button