LajmeSport

Arnautoviq drejt Juventusit

Marko Arnautoviq pritet t’i bashkohet skuadrës së Juventusit, përcjell “Tuttosport” të hënën.

Bëhet e ditur se Arnautoviq ka arritur në parim marrëveshje me Juventusin, e cila do të zyrtarizohet brenda muajit të ardhshëm. 33-vjeçari te Juventusi do të transferohet nga Bologna për një shumë prej tetë milionë eurosh, pasi ka kontratë deri në vitin 2024.

Me Juventusin, Arnautoviq do të firmosë kontratë dyvjeçare. Arnautoviq ka shkëlqyer te Bologna sezonin e fundit, ku ka shënuar 14 gola në 33 paraqitje në Serie A. Ai iu bashkua Bolognas në janar të vitit të shkuar nga ekipi kinez, Shanghai Port./ © KOHA/

Show More

Related Articles

Back to top button