LajmeRajon

Arrestimi i serbit alarmon Beogradin, mediat e Vuçiqit thirrje për luftë; kreu i ushtrisë në deklaratë urgjente

Arrestimi i një serbi në Veri të Kosovës, i cili dyshohet se mori pjesë në sulmin ndaj ushtarëve të KFOR, ka tërbuar Beogradin. Mediat besnike të Vuçiç kanë shpërthyer në sulme ndaj Albin Kurtit, duke shkuar madje deri te thirrjet për luftë.

Media më pranë qeverisë, “Novosti”, shkruan se arrestimi i tij nuk është gjë tjetër veçse akt lufte.

“Kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, me aksionet e reja të arrestimit të serbëve në Kosovë dhe Metohi, ka konfirmuar se ka vetëm një qëllim, atë që me çdo kusht të provokojë luftë në Kosovë, shkruan portali.

Më tej bëhet me dije se për shkak të arrestimeve, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç do t’u drejtohet qytetarëve në orën 16:00. Pra duket se Serbia do shtojë provokimet duke tregur forcën ushtarake. 

Show More

Related Articles

Back to top button