LajmeMaqedoni

Arrestohen dy persona, njëri nga Bllaca e tjetri nga Grushina

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (03.10.2022) në magjistralen “Miqësia”, afër Negotinës, policët e stacionit policor për kontroll dhe vëzhgim kufitar Bogorodicë kanë privuar nga liria B.K.(19) nga fshati Bllacë, Shkup dhe H.S(28) nga fshati Grushinë i Shkupit.

Nga MPB njoftojnë se në makinën “BMW” me targa franceze, të cilën e ka drejtuar B.K janë gjetur 12 emigrantë nga Siria.

“Në orën e përcaktuar, në pikë pagesën në Demir Kapi, ai nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen. Menjëherë automjeti është ndaluar nga policia dhe ai ka ikur, por më pas është gjetur dhe privuar nga liria. Ndërsa H.S. i është hequr liria pasi ka qenë në rolin e paraardhësit me mjetin tip “Mercedes”, të cilin e drejtonte”.
“Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tyre pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me Prokurorin Publik do të bëhet kallëzim përkatës. Kurse emigrantët do të dërgohen në qendrën e pritje-transit për procedura të mëtejshme”, thonë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button