LajmeRajon

Arrestohen dy shqiptarë në Athinë, iu sekuestruan 82.5 kg drogë

Si rezultat i dy opercaione antidrogë që janë kryer në Athinë, janë arrestuar dy shqiptarë ku u janë sekustruar 82.5 kg marijunë.

Mësohet se të arrestuarit i përkasin moshës 46 vjeç dhe  36 vjeç, ku iu sekuestruan 2 peshore dhe 2 telefona.

Kujtomë se prej fillimit të shtatorit në shteti fqinj janë kapur 845 kg marijuanë

Njoftim i policisë:

Dy operacione antidroge në Athinë, sekuestrohen mbi 82.5 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë. Në qendër te Athinës, në banesën e një shqiptari 46 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar 61 pako që përmbanin 54 kg 410 gram marijuanë, 1 peshore dhe 2 celularë. Ndërkohe në Nikea, në banesën e një shqiptari 36 vjeç u gjetën dhe sekuestruan 5 pako që përmbanin 28 kg 110 gram marijuane, 1 peshore dhe 1 telefon celular nderkohe qe gjate kontrollit ne nje banese te dyte te tij ne Nikea i’u gjetën dhe sekuestruan 10 gram marijuanë.

Prej fillimit te shtatorit ne Greqi janë kapur rreth 845 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe janë arrestuar disa shtetas shqiptarë.

Ndërsa 6 muajt e fundit ne Greqi janë kapur rreth 1.5 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Show More

Related Articles

Back to top button