GostivarLajme

Arrestohen dy të rinj nga Gostivari/ Policia u gjenë lëndë narkotike dhe municion

Zyrtarë policor nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (30 gusht) rreth orës 17:00, në rrugën “Fazaneria” në Gostivar, kanë privuar nga liria banorët e Gostivarit A.M.(18) dhe J.K.(30), pasi gjatë kontrollit të tyre dhe më pas gjatë kontrollit në shtëpinë e J.K., të kryer me urdhër gjykate, është gjetur marihuanë, një peshore dixhitale dhe pesë gëzhoja për pushkë gjuetie.

“Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Show More

Related Articles

Back to top button