LajmeMaqedoni

Arrestohen dy tetovarë, policia u gjeti heroinë dhe dokumente fals

Pjesëtarët e policisë të hënën mbrëma rreth orës 20 e 55 minuta në Tetovë kanë arrestuar dy persona. Bëhet fjalë për 47 vjeçarin me iniciale F.Sh dhe B.Sh 41 vjeçar, që të dy nga Tetova. Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur heroinë, dy patenta shoferi dhe një letër njoftim për të cilët dyshohet se janë të falsifikuara. Dy personat janë mbajtur në stacionin policor dhe do të ketë padi adekuate.

Show More

Related Articles

Back to top button