LajmeMaqedoni

Arrestohen për vjedhje dy të rinj në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar dy të rinj të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje. Nga MPB thonë se tek të njëjtit është gjetur edhe nj[ pistoletë.

“Me datë 04.01.2023 në ora 18:55 në bulevardin “Aleksandari i Maqedonisë” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB-Shkup e kanë privuar nga liria S.M. (22) nga Bosnja dhe Hercegovina, me vendbanim në Shuto Orizarë – Shkup dhe M.S. (20) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të veturës Volkswagen Passat me targa të Shkupit, me të cilën janë transportuar, janë gjetur objekte që dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale “vjedhje e rëndë” e kryer në bodrumin e Blv. “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup dhe një pistoletë Beretta”, thonë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button