LajmeMaqedoni

Arrestohet me drogë një banor i Gërçecit

Një tregtar droge, siç thonë nga policia, është arrestuar mbrëmë në unazën e Shkupit. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar nga Gërçeci i Sarajit, përcjell KlanM.

“Më 14.04.2023, rreth orës 23:00, në unazën e Shkupit, në kryqëzimin Stajkovc në drejtim të kryqëzimit Radishan, Shkup, zyrtarët policorë kanë privuar E.I (24) nga fshati Gërçec, komuna e Sarajit. Më herët në një udhëkryq afër fshatit Haraçinë, ai nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë dhe ka vazhduar të lëvizë me veturën “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, duke hedhur nga vetura një qese me marihuanë”, thonë nga MPB.

Menjëherë, pas masave të marra nga punonjësit e policisë, ai është ndaluar, ndërsa droga është gjetur dhe konfiskuar. E.I. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Show More

Related Articles

Back to top button