LajmeRajon

Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) më 21 tetor, raportojnë mediat në Shqipëri.

Meta kishte shërbyer në postin e presidentit të Shqipërisë nga viti 2017 deri më 2022.

Përveç postit të presidentit, ai kishte qenë edhe kryeministër, ministër i Jashtëm dhe kishte edhe poste të tjera të larta.

Policia dhe SPAK-u ende nuk kanë dalë zyrtarisht me ndonjë njoftim për shtyp lidhur me arrestimin e Metës.

Meta kishte njoftuar për një konferencë për media për në orën 13:40 dhe ishte duke udhëtuar drejt selisë së partisë së tij kur është arrestuar.

Ish-kryeministri demokrat, Sali Berisha, ishte në një konferencë për mediat në momentin që ndodhi arrestimi i Metës.

Berisha e cilësoi si “persekutim” arrestimin e Metës.

“Nuk kanë publikuar asnjë fakt për Ilir Metën. Persekutimi i Metës është vetëm politik. U zbatua urdhri politik i (kryeministrit të Shqipërisë) Edi Ramës. Është radha jonë”, u shpreh Berisha, pasi u pyet nga gazetarët për këtë zhvillim.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar pak momente më parë në Tiranë. Raportohet se Meta ndodhej afër një  Qendre Tregtare në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK.

Meta është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

SPAK ka dhënë masë sigurie “detyrim paraqitje” edhe për Monika Kryemadhin, bashkëshorten e Ilir Metës, të arrestuar këtë të hënë.

Meta është nën akuzë për 3 vepra penale.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button